Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Kampioni evropian U18, Rron Ukaj i bashkohet Rahovecit

Klubi i Basketbollit Rahoveci, konfirmon zyrtarisht nënshkrimin me Rron Ukajn.

Ukaj ishte shpallur kampion me Kosovën në Evropianin U18, përderisa ai ishte zgjedhur lojtari më i mirë i Divizionit C, transmeton Koha.net.

“Për Rronin s’ka nevojë prezantim – ai është MVP i Kampionatit Evropian (U18) me përfaqësuesen e Kosovës, duke udhëhequr përfaqësuesen tonë drejt një suksesi të paprecedent – kampionit të Evropës në Divizionin C. Rron Ukaj është 17 vjeç dhe i gjatë 200 centimetra”, thuhet në konfirmimin e KB Rahovecit.

Ai do t’i bashkohet trajnerit Bujar Loci dhe pjesës tjetër të ekipit në rrugëtimin e sezonit të ri.