Kosova sot ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm me gjeneratën U18 në basketboll, duke u shpallur kampion i Evropës në Divizionin C.
Për këtë arritje historike të Kosovës më i miri në këtë turne ishte Rron Ukaj, i cili u shpall nga MVP nga FIBA për paraqitjet e tij fantastike në parket në këtë Evropian, transmeton Koha.net.
Ai ishte vendimtar edhe sot për Kosovën në finalen ndaj Qipros, të cilën e mposhti me rezultat 73-64.
Ukaj shënoi 17 pikë, po aq sa Erhan Sholla, kurse Rilind Krasniqi u tregua fantastik me “double-double” prej 10 pikëve e 10 kërcimeve.
17 vjeçari Ukaj gjithashtu e përfundon turneun si lojtari i dytë me efikas, me rezultat prej 21.8 të efikasitetit, me mesatare prej 14.6 pikë për ndeshje, 12.0 kërcime, dhe 1.0 bllokada.
Ai gjithashtu i bashkohet top pesëshes së zgjedhur nga FIBA për këtë divizion.
Edhe
Ukaj, heroi i triumfit të parë të Kosovës në sporte kolektive
Kurse më i miri në radhët e Qipros ishte Georgios Tretiakov që shënoi 25 pikë, e pati 9 kërcime.
Kosova për herë të parë është shpall kampion në garat e FIBA-së, kurse më parë kishte arritur të rrëmbente medaljen e argjendtë në Evropianin U16 Më 2015, si dhe të bronztën në Evropianin U18 më 2016. Që të dy medaljet në Divizionin C.
Dhe pas këtij suksesi Kosova kalon në Divizionin B.