Southamptoni ka konfirmuar transferimin e sulmuesit Danny Ings nga Liverpooli.
26-vjeçari ka kaluar në formë huazimi te Sotoni me detyrim për të kaluar plotësisht sezonin e ardhshëm.
Ings ishte pjesë e Liverpoolit që nga viti 2015, por për shkak të lëndimeve pati pak paraqitje për “Të Kuqtë”.