Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Feronikeli emëron Dervishin kryetrajner

Feronikeli ka gjetur zëvendësuesin e trajnerit Afrim Tovërlani.

Ramiz Dervishi do ta drejtojë skuadrën dhe ka arritur marrëveshje që të udhëheqë skuadrën deri të paktën në fund të sezonit.

Dervishi deri tani ishte ndihmëstrajner i Tovërlanit.

“Dervishi po e merr drejtimin në një moment kur skuadra nuk po kalon formë të mirë dhe objektivi për të dal kampion tashmë është pothuajse i pamundur”, thuhet në njoftim të klubit.