Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Feronikeli shkarkon trajnerin Tovërlani

Afrim Tovërlani më nuk është trajner i Feronikelit.

Kampionët në fuqi të Kosovës, pas disfatës së sotme kundër Gjilanit (1-0), kanë marrë vendim që ta ndërpresin bashkëpunimin me trajnerin prishtinas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Klubi nga Drenasi përmes një njoftimi në faqen e tyre në Facebook, ka konfirmuar vendimin për largimin e Tovërlanit, raporton KosovaPress.

Ky është njoftimi i Feronikelit:

Pas humbjes së sotme nga KF Gjilani, kryesia e KF Feronikelit, së bashku me trajnerin Afrim Tovërlani, kanë analizuar situatën e krijuar dhe kanë ardhur në përfundim bashkërisht që të ndërpritet bashkëpunimi duke shpresuar se ky hap do të jetë në të mirën e klubit.

Kryesia e KF Feronikelit e ka falënderuar trajnerin Afrim Tovërlani për kontributin dhe punën profesionale.

#FaleminderitTOKI