Federata angleze e futbollit ka njoftuar se Zlatan Ibrahimoviqi do të vuajë dënimin prej tri ndeshje mos lojë, pasi ka pranuar akuzën për sjellje të pahijshme.
Në ndeshjen e Unitedit ndaj Bournemouthit, Ibra goditi me bërryl mbrojtësin Tyrone Mings, derisa dy lojtarët po luftonin për top.
Suedezi do të mungojë çerekfinalen ndaj Chelseat në FA Cup dhe dy ndeshjet e ligës ndaj Middlesbrough dhe West Bromwich Albion.