Futbollisti i Bournemouthit, Tyrone Mings pas takimit ka thënë se e dinte se Zlatan Ibrahimoviq do t’ia kthente goditjen, pasi incidentit të parë kur ky i shkeli kokën suedezit, për të cilin insiston se ishte aksidentale.
Mbrojtësi kishte disa përplasje me sulmuesin e Manchester Unitedit gjatë barazimit prej 1 me 1 në Old Trafford, transmeton Koha.net. Ibrahimoviq më pas e kishte hedhur një herë në tokë Mingsin dhe një herë e kishte e goditur me bërryl.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërkundër këtyre dueleve të dy prej tyre mbetën në fushë, por ishte Andrew Surman ai që u ndëshkua me të kuq pasi e shtyu Ibrahimoviqin.
“Jo, nuk e mendova të qëndroj mbi kokën e tij. Asnjëherë nuk do ta bëja atë, ajo nuk është në lojën time. Fuqishëm dhe fer është ajo si dëshiroj të ndërhyj, por pa top dhe gjërat e tilla nuk janë në lojën time. Ai është kush është, ai është një lojtar i mirë, fizik, dhe kjo është qka kishim gjatë gjithë ditës. Ishte një duel, ndoshta ishte një bërryl, nuk e kam parë veq e kam ndier. E kam ndjerë se ai do të ma kthente në pjesën e mbetur të ndeshjes. Ai është një djalë fizik dhe ishte test shumë i mirë”, është shprehur Mings për Sky Sports.
If Tyrone Mings would have been sent off for this stamp, then @Ibra_official wouldn't have had to retaliate.pic.twitter.com/1k9qV67u7K
— The ManUtd Gifs (@the_manutd_gifs) March 4, 2017