Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ibrahimoviq: Nuk doja që ta lëndoja askënd

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimoviq pas takimit ndaj Bournemouthit ka komentuar duelet e tij me qendërmbrojtësin Tyrone Mings.

Ai është shprehur se nuk kishte për qëllim të lëndonte ndokënd, por insiston se ishin duele normale dhe ajo që ka ndodhur në fushë mbetet aty, transmeton Koha.net.

Mings së pari e kishte shkelur sulmuesin suedez në kokë, dhe ky më pas e kishte goditur me bërryl në një duel tjetër gjatë barazimit prej 1 me 2 sot në Old Trafford.

“Nuk ishte qëllimi im që ta lëndojë ndokënd. Nuk e dija se kush më kishte shkelur në kokë, nëse ishte ai, ishte ai. Por, ajo çka ka ndodhur në fushë mbetet aty. Nuk jam dikush që sulmon njerëzit pas fushës. Keni TV-në dhe mund t’i shikoni pamjet. Unë kërceva lartë dhe Mings kërceu në bërrylin tim”, është shprehur Ibrahimoviq për BBC Sport.

Artikuj të ngjashëm