Verona nuk ia doli dot të mbijetojë në Serinë A dhe u rikthye në B, ku sërish do të tentojë ngjitjen, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm.
Për ta bërë këtë, drejtuesit e klubit ka në zgjedhur një tjetër trajner, për t’i besuar drejtimin e skuadrës.
Bëhet fjalë për ish-kampionin e Botës me Italinë në 2006-ën, Fabio Grosson, që është zyrtarizuar mbrëmjen e sotme në stolin e veronezëve. Grosso ka drejtuar Barin në sezonin e fundit, me të cilin luftoi deri në fazën Play-Off për t’u ngjitur në Serinë A, por nuk ia doli, pasi u eliminua nga Citadella, transmeton SS.
Ish-mbrojtësi dha dorëheqjen nga klubi i Barit vetëm në fillim të kësaj jave, pikërisht pasi kishte arritur marrëveshjen me Veronën, ku u zyrtarizua sot.
Benvenuto a Verona, Mister. pic.twitter.com/viQgne9f0n
— Hellas Verona FC (@HellasVeronaFC) June 21, 2018