Valon Behrami mund të kthehet te klubi i Hellas Veronas, por jo si lojtar. Ai mund të bëhet pjesë e stafit të trajnerëve te Verona, ka njoftuar “Radio Verona” të enjten.
Sipas radios lokale të Veronas, Behrami pritet t’i japë fund karrierës si futbollist pas sezonit aktual në Serie B.
Verona garon në Serie A të Italisë, ndërsa Behrami ishte pjesë e kësaj skuadre si lojtar në vitin 2005. Pati shënuar tre gola në 33 ndeshje. 37-vjeçari është pjesë e skuadrës së Brescias.