Borussia Dortmundi ka konfirmuar transferimin e Maximilian Philipp nga Freiburgu.
Mesfushori 23-vjeçar ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin dhe bëhet lojtari i katërt që transferohet sivjet, pas Omer Toprakut, Mahmoud Dahoudit dhe Dan-Aexl Zagadou.
Për Freiburgun zhvilloi 81 paraqitje, duke realizuar 18 gola dhe 17 asistime.
Artikuj të ngjashëm