Federico Chiesa zyrtarisht ka kompletuar kalimin e tij te Juventusi nga Fiorentina.
As Juve e as Fiorentina s’kanë njoftuar për marrëveshjen, por uebfaqja e Serisë A ka treguar se “Zonja e Vjetër” e ka regjistruar kontratën e lojtarit, që tregon se marrëveshja është mbyllur.
Sipas “Sky Sport”, anësori italian i bashkohet Juves në formë huazimi me opsionin për blerje, me kosto totale prej rreth 50 milionë eurosh.