Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Bundesliga e Austrisë rifillon më 2 qershor

Bundesliga e Austrisë në futboll do të rifillojë më 2 qershor dhe do të luhen ndeshjet [do tri ditë për të përfunduar garat në kohë. Këtë e ka bërë të ditur shefi-ekzekutiv i ligës Christian Ebenbauer, njofton agjencia Reuters.

Qeveria të martën ka dhënë dritën e gjelbër për të rifilluar liga dhe pas një takimi mes klubeve të mërkurën, Ebenbauer, ka njoftuar se do të rifillohet futbolli në Austri me finalen e Kupës më 29 maj.

“Sot është një ditë e mirë. Kam kënaqësinë të ju njoftoj se nëse gjërat mbesin si[ janë futbolli do të kthehet më 29 maj. Do të fillojmë me finalen e Kupës së Austrisë dhe më 2 qershor do të rifillojë Tipico Bundesliga”, ka thënë Ebenbauer.

Federata e Futbollit të Turqisë të mërkurën ka konfirmuar 12 qershorin si datë të rifillimit të Superligës në futboll.