Bournemouthi ka kompletuar transferimin e Nathan Akes për 20 milionë funte, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori të këtij klubi.
22-vjeçari kompletoi transferimin permanent pasi sezonin e kaluar luajti te ky klub si i huazuar nga Chelsea.
“Kalova mirë sezonin e kaluar dhe jam i lumtur që jam kthyer”, ka thënë Ake.
“Chelsea është klub i madh dhe kam mësuar shumë atje, por ky është një hap i radhës dhe vendi i duhur për t’u zhvilluar edhe më shumë”, ka thënë ai për faqen zyrtare të klubit.