Karim Benzema ka bërë lëvizjen e pritur për në Arabi Saudite. Të martën mbrëma ai është zyrtarizuar te skuadra Al-Ittihad. Sulmuesi francez, fitues i “Topit të Artë”, ka firmosur për tri vjet, ndërsa është raportuar se do të përfitojë 200 milionë euro në vit. Të martën Benzema është larguar nga Real Madridi.
Atij iu organizua një ceremoni përshëndetëse. Benzema, 35-vjeçar, me Real Madridin fitoi 25 trofe, përfshirë pesë herë Ligën e Kampionëve dhe katër herë La Ligan në 14-të vjet sa ishte pjesë e madrilenëve.
Ai realizoi 354 gola për Realin dhe zë vendin e dytë në statistikën e golashënuesve më të mirë të skuadrës, pas Cristiano Ronaldos. Portugezi Ronaldo është i pari me 450 gola të realizuar. Edhe Ronaldo luan në Arabinë Saudite, me skuadrën e Al-Nassr.
“Është një ligë e mirë me lojtarë të mirë”, ka thënë Benzema. “Cristiano Ronaldo tashmë është këtu, një shok që tregon se Arabia Saudite po përparon në nivel. Jam këtu për të fituar, ashtu siç kam bërë në Evropë. Kam qenë me fat që kam arritur gjëra të mëdha në karrierën time dhe kam fituar çdo gjë në Spanjë dhe Evropë. Tani është koha e duhur për një sfidë të re me projekt të ri”, është shprehur Benzema. Al-Ittihadi drejtohet nga ish-trajneri i Ëolverhamptonit dhe Tottenhamit, Nuno Espirito Santo. Benzema zhvilloi 648 ndeshje për Realin pasi u transferua në vitin 2009 nga Lyoni. Ai realizoi në ndeshjen e tij të fundit për klubin madrilenë. Ishte i saktë nga penalltia në barazimin 1:1 kundër Athletic Bilbaos.
Benzema is here ?✍️
— Ittihad Club (@ittihad_en) June 6, 2023
A new tiger will roar ?
Welcome to Ittihad!#Benzema2Ittihad#here2inspireKSA pic.twitter.com/I3GEm90fRB