Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare: Ancelotti trajner i ri i Evertonit

Foto: Reuters

Është zyrtarizuar marrëveshja e Carlo Ancelottit si trajner i ri i Evertonit.

Negociatat mes Evertonit dhe Ancelottit avancuan mirë të hënën dhe pritej që Ancelotti të zyrtarizohet si trajner i ri i klubit para ndeshjes ndaj Leicesterit të mërkurën në çerekfinale të Carabao Cup.

Trajneri i përkohshëm Duncan Ferguson do të jetë në krye edhe për ndeshjen ndaj Leicesterit, ndërsa ai do të mbesë pjesë e stafit të Ancelottit.

Ky kalim vjen vetëm një javë pasi Ancelotti u shkarkua nga Napoli. Ndërsa edhe Arsenali ishte i lidhur me ish-trajnerin e Chelseat, PSG-së, Realit, Bayernit e Milanit.

Evertoni që nga 5 dhjetori po udhëhiqet nga Duncan Ferguson, që zëvendësoi përkohësisht Marco Silvan e shkarkuar.

Ancelotti u shkarkua javën e shkuar për shkak të rezultateve të dobëta në Serie A. Ai është zëvendësuar nga Gennaro Gattuso.

Artikuj të ngjashëm