KB Prishtina ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan AJ Davis.
AJ Davis do të jetë përforcim i dobishëm në garat e europiane, FIBA Champions League dhe FIBA Europe Cup, thotë klubi nga kryeqyteti i Kosovës, transmeton Koha.net.
AJ Davis është 23 vjeçar, i gjatë 206 cm dhe në sezonin e fundit ka luajtur për UFC ku kishte një mesatare prej 12.3 pikëve, 7.58 kërcimeve dhe 2.16 asistimeve për ndeshje.
AJ Davis është djali i legjendës Antonio Davis, ish-yllit të basketbollit amerikan.
Artikuj të ngjashëm