Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zylfiu me gol të bukur kalon Dukagjinin në epërsi

Dukagjini po e befason Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Klinasit janë duke fituar me rezultatin 1:0 në udhëtim, me golin e bukur të shënuar nga sulmuesi i krahut, Iljasa Zylfiu.

Zylfiu me të majtën gjuajti fuqishëm me të parën, dhe mposhti portierin e kryeqytetasve.

Kjo ndeshje i takon xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.