Sport

Dy gola të shënuar në ndeshjen mes Prishtinës e Dukagjinit

Janë realizuar dy gola të shpejtë në duelin e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në futboll ndërmjet Prishtinës dhe Dukagjinit. Në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, rezultati është 1:1.

Prishtina avancoi e para, ku nëpërmjet Albin Krasniqit kaloi në epërsi në minutën e 21-të.

Mirëpo, Dukagjini u kundërpërgjigj duke barazuar rezultatin me anë të Iljasa Zulfiut. Zulfiu realizoi në minutën e 30-të, falë devijimit të Ardian Mujës.

Kjo është ndeshja e parë këtë edicion që Prishtina po e luan në stadiumin “Fadil Vokrri” pasi deri më tani ka luajtur në kampin nacional të FFK-së në Hajvali si vendase.