Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zvicra po pëson disfatë nga Gana

Zvicra është duke pësuar disfatë nga Gana, në miqësoren që po luhet në Abu Dhabi para se të nisë të dielën Botërori në Katar.

Mohammed Salisu shënoi golin e epërsisë për Ganën në minutën e 72-të, ndërsa katër minuta më vonë realizoi Antoine Semenyo.

Te Zvicra që po pëson disfatë 2:0, po paraqiten kapiteni Granit Xhaka dhe zëvendëskapiteni, Xherdan Shaqiri.

Zvicra dhe Gana janë pjesëmarrëse në Botërorin e Katarit.

Zvicra është në grupin G bashkë me Brazilin, Serbinë dhe Kamerunin, ndërsa Gana në grupin H me Portugalinë, Uruguain dhe Korenë e Jugut.

Artikuj të ngjashëm