Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, dy shqiptarëve të rregullt në përfaqësuesen helvetike, ndeshjet me Serbinë do t’i zhvillojë në muajin tetor dhe nëntor.
Këto ndeshje do t’i takojnë edicionit të katërt të Ligës së Kombeve, që nisin në muajin shtator.
Xhaka e Shaqiri kanë qenë vendimtar te Zvicra me gola të shënuar në duelet ndaj serbëve në Botërorin 2018 dhe 2022, duke i eliminuar nga gara.
Zvicra edicionin e katërt e nis më 5 shtator në udhëtim te Danimarka, ndërsa më 8 shtator e pret Spanjën.
Më 12 tetor luan në udhëtim te Serbia, kurse më 15 tetor luan në Zvicër ndaj Danimarkës.
Më 15 nëntor e pret Serbinë, teksa Ligën e Kombeve e mbyll në udhëtim te Spanja më 18 nëntor. Z
vicra do të luajë në Evropianin e këtij viti në Gjermani, pasi në Grupin I, ku ishte edhe Kosova, u kualifikua direkt nga vendi i dytë me 17 pikë.
Para ndeshjeve të Evropianit dhe Ligës së Kombeve, Zvicra luan miqësore me Danimarkën më 23 mars, dhe me Irlandën më 26 mars.
Të dyja ndeshjet i zhvillon në udhëtim. Në Kampionatin Evropian do të jetë në Grupin A me Gjermaninë, Skocinë dhe Hungarinë.