Përfaqësuesja U21 e Zvicrës në futboll është ndalur në çerekfinale të Kampionatit Evropian. Të shtunën mbrëma në Bukuresht, Zvicra pësoi 2:1 nga Spanja.
Spanjollët siguruan kalimin në gjysmëfinale vetëm pas dy vazhdimeve nga 15 minuta.
Sergio Gomez kaloi Zvicrën në epërsi në minutën e 68-të, por Zeki Amdouni barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 91-të. Kështu ndeshja shkoi në vazhdime.
Në minutën e 103-të, Spanja shënoi golin e fitores nëpërmjet Juan Mirandas.
Kastriot Imeri, Ardon Jashari dhe Amir Shaipi startuan te Zvicra. Bledian Krasniqi qëndroi në stol.
Artikuj të ngjashëm