Që nga shtatori i stinorit të kaluar, 55 përfaqësuese evropiane po kërkojnë biletat që i dërgojnë ato në Kupën e Botës "Rusia 2018". Secila nga përfaqësueset ka zhvilluar nga gjashtë ndeshje deri më tash, por vetëm dy kanë arritur maksimumin e pikëve.
Kampionia e botës, Gjermania është njëra, ndërsa tjetra është Zvicra. Zvicra nuk ka humbur për më shumë se një vit nëse nuk llogaritet ajo nga Polonia në 1/8 e finales së Euro 2016 pas ekzekutimit të penalltive, përcjell Koha Ditore shkrimin e Fifa.com.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHumbja e fundit është ajo nga Belgjika 2:1, në maj të vitit 2016. Që nga atëherë zviceranët kanë fituar nëntë herë dhe kanë barazuar tri herë.
Zvicra u pozicionua në pesëshen e parë të ranglistës së publikuar nga FIFA ditë më parë, duke lënë pas përfaqësuese të mëdha si Franca 9, Spanja 11, Italia 12 e Anglia 13.
"Ka pasur investim në stërvitje, duke përfshirë trajnimet e trajnerëve dhe punë e madhe po bëhet më gjeneratat e reja", tha trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviq, pak pasi mori detyrën e seleksionuesit të Zvicrës në vitin 2014...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.