Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zvicra i frikësohet ikjes së talentit Toma

Në Zvicër janë duke iu frikësuar ikjes së talentit kosovar, Bastien Toma. Futbollisti 19-vjeçar është pjesë e rëndësishme e skuadrës së Superligës së Zvicrës, Sion.

Gazeta zvicerane "Blick" raporton se Bastien Tomës i është bërë ofertë për të veshur fanellën e përfaqësueses A të Shqipërisë, por edhe të asaj të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

"Toma, që stinorin e kaluar nga sponsorët e Sionit dhe tifozët është shpallur lojtari më i mirë i skuadrës, ka marrë ofertë nga përfaqësuesja A e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës. Nuk është befasi që futbollisti i lindur në Sion dhe me rrënjë nga Kosova ka ngjallur këtë interesim", shkruan "Blick".

Ai ndonëse ende mjaft i ri ka luajtur 25 ndeshje në Superligën e Zvicrës. Toma vlerësohet talent i madh. Madje në uebfaqen e Sionit vlerësohet se ai mund të shkojë hapave të Gelson Fernandesit.

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)