Shorti që po tërhiqet në Doha të Katarit ka përcaktuar që Zvicra e Serbia të jenë në një grup në Botërorin e futbollit që mbahet në fund të këtij viti.
Këto dy përfaqësuese ishin në një grup edhe në Botërorin e kaluar. Dhe ndeshja mes tyre ishte festë e shqiptarëve.
Më 22 qershor 2018, në Kaliningrad të Rusisë, Zvicra kishte fituar 2:1 ndaj Serbisë. Granit Xhaka kishte shënuar për 1:1 në minutën e 52-të, ndërsa Xherdan Shaqiri kishte shënuar supergol në minutën e 90-të për fitoren prej 2:1.
Ishte festuar nga gjithë shqiptarët ajo fitore. Në stadium festa ishte me shqiponjë dhe kjo solli gjoba për dy shqiptarët dhe për kapitenin e atëhershëm të Zvicrës, Stephen Lichtsteiner.
Te Zvicra ka pasur të tillë që kanë uruar që mos të jenë në grup me Serbinë për të shmangur situata të ngjashme si në Rusi. Por shorti vendosi ndryshe.
-
Zvicër – Serbi, dueli i Botërorit që pritet me shumë interes
-
Kthehet ndeshja që bëri krenarë shqiptarët - Shaqiri: Goli ndaj Serbisë, momenti kryesor në karrierë
-
Tetë vjet nga golat dhe shqiponjat e Shaqirit dhe Xhakës kundër Serbisë
-
Xhaka me Zvicrën ndalen në fund nga Katari
-
Festa me shqiponjë e trajnerit dhe kapitenit të Baselit në Rusi