Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zvicër-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

Granit Xhaka si kapiten e Xherdan Shaqiri udhëheqin skuadrën zvicerane për takimin e sotëm ndaj Kosovës. Andi Zeqiri është në bankën rezervë.

Ndërkohë, te Kosova ka shumë ndryshime. Në portë do të jetë Visar Bekaj, që do ta zëvendësojë Arijanit Muriq që mungon shkaku i lëndimit.

Në mbrojtje luajnë Fidan Aliti, Lumbardh Dellova e Ilir Krasniqi.

Mesfusha përbëhet nga Qëndrim Zyba, Mërgim Vojvoda, Florent Hadërgjonaj e Bernard Berisha. Para tyre luan Florent Muslija e Zymer Bytyqi që do ta ndihmojnë Elbasan Rashanin në sulm. 

Vedat Muriqi, Milot Rashica e Ermal Krasniqi janë mungesat e tjera nga ky grumbullim për këtë ndeshje. 

Edhe Formacionet zyrtare: Kosovë – Zvicër Sport Formacionet zyrtare: Kosovë – Zvicër
Image

Kosova ka pak gjasa për kalim tutje, ndërsa Zvicrës i duhet fitorja ose barazimi dhe rezultat i favorshëm në ndeshjen tjetër të grupit mes Izraelit dhe Rumanisë.