Sport

Zvezda konfirmon ndeshjen në Kosovë, FFK-ja nuk ka informacion

Përfshirja e FIFA-s këtë herë nuk i ka kryer punë Federatës së Futbollit të Kosovës. FFK-ja nuk ka informatë që dikush të ketë dhënë leje që klubi serb i futbollit, Cërvena Zvezda të ketë marrë leje për të luajtur në territorin e Kosovës. Por Cërvena Zvezda të dielën në faqen zyrtare ka konfirmuar se të mërkurën do të luajë ndeshje në Kosovë.

Për më tepër do të luajë me klubin e ashtuquajtur “Trepça”, që thirret në traditën e klubit të njohur mitrovicas të futbollit, shkruan sot “Koha Ditore”.

FFK-ja javë më parë i kishte nisur letër FIFA-s për problematikën e garave të Serbisë në territorin e Kosovës. Nga shtëpia botërore e futbollit është pritur përkrahje, ndërsa erdhi një goditje e fuqishme.

Përmes një letre zyrtare të zëvendës-sekretarit të përgjithshëm, Mattias Grafstrom, FIFA sugjeronte FFK-në që të mos paraqiste pengesë për zhvillimin e ndeshjes së Kupës së Serbisë në futboll. Madje FIFA sugjeronte miqësisht FFK-në që të tërhiqte kërkesën e bërë për institucionet kosovare të sigurisë për të parandaluar këtë ndeshje.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)