Kampioni i Zvicrës, Zurichu, e ka shënuar fitoren e parë në Ligën e Evropës këtë sezon pas katër humbjeve rresht.
Zurichu fitoi me rikthim ndaj Bodo/Glimtit me rezultatin 2:1. Ndeshja i takoi Grupit A dhe zhvillua të enjten në “Letzigrund”.
Amahl Pellegrino shënoi për epërsinë e Bodo/Glimtit në fund të pjesës së parë.
Rezultatin në 1:1 e barazoi Nikola Boranijaseviq në minutën e 67-të.
Fitoren Zurichut ia siguroi Antonio Marchesano me golin e realizuar në minutën e 94-të.
Me 3 pikë, Zurichu renditet i fundit. Ka një pikë më pak se Bodo/Glimti. Deri në fund ka mbetur edhe një xhiro. Skuadra që renditet në vendin e tretë do ti vazhdojë garat në Ligën e Konferencës.
Blerim Xhemaili, Lindrit Kamberi dhe Fidan Aliti ishin titullar tek ekipi zviceran. Në bankë qëndroi Bledian Krasniqi.