Maroku u bë skuadra e parë afrikane që arriti në gjysmëfinale të Kupës së Botës.
Lojtarët e kësaj përfaqësueseje përveç që kanë fituar famë për këtë të arritur, kanë marrë edhe bonuse financiare.
Por, një yll i këtij shteti nuk dëshiron të përfitojë nga këto bonuse.
Hakim Ziyech në fakt ka vendosur që të gjitha përfitimet financiare të kësaj Kupe të Botës me Marokun, t’i dhurojë për donacion.
Ziyech qëkur debutoi me Marokun në vitin 2015, të gjitha përfitimet i ka dhuruar për donacion edhe në të kaluarën, për familjet e varfëra në Marok.
Edhe
A mundet Maroku t’i revanshohet Francës për disfatën në “Katari 2022”?
Kjo shumë e parave ka qenë 325 mijë dollarë, para se të niste dueli ndaj Portugalisë.
Maroku fitoi ndaj Portugalisë 1:0 në çerekfinale.