Sulmuesi Joshua Zirkzee karrierën do ta vazhdojë në Serie A. 19-vjeçari të hënën është prezantuar te Parma, ekip te i cili është huazuar deri në fund të këtij sezoni nga Bayern Munichu. Zirkzee para fillimit të këtij edicioni është promovuar në ekipin e parë të Bayernit por holandezi nuk ka pasur hapësirë të mjaftueshme.
Ai ka regjistruar dy asistime në pesë paraqitje për bavarezët në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2023 kurse të Parma deri në fund të këtij edicioni pritet të jetë i dobishëm në fazën e sulmit.
Artikuj të ngjashëm