Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zirkzee do të largohet nga Bayerni

Joshua Zirkzee pritet të largohet nga skuadra e Bayern Munichut gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mediumet gjermane kanë shkruar të mërkurën se Bayerni tashmë është në negociata me Evertonin dhe Parman, ekipe që kanë shprehur interesim për transferimin e sulmuesit 19-vjeçar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mësohet se si Evertoni ashtu edhe Parma po e kërkojnë huazimin e Zirkzees deri në fund të këtij edicioni me mundësinë e blerjes së kartoni të tij për dhjetë milionë euro.

Zirkzee para fillimit të këtij edicioni është promovuar në ekipin e parë të Bayernit, por ka pasur hapësirë të limituar pasi ka regjistruar vetëm tri paraqitje në Bundesligë.

Ai ka kontratë me bavarezët deri në verën e vitit 2023.