Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, u ka thënë gazetarëve të shtunën se çerekfinalja e Ligës së Kampionëve me rivalin, Juventus, do të jetë shumë e vështirë, dhe se gjasat janë 50-50 për t’i eliminuar italianët.
Juventus kërkon revanshin e finales së vitit të kaluar në “Champions” ndaj Los Blancos, ndërsa Real Madridi e ka dëshirën e ngritjes së trofeut më të çmuar për klube për herë të 13-të në histori.
I pyetur nëse Real Madridi është i interesuar për ta sjellë Neymarin në skuadër nga PSG-ja, Zidane tha se ai është lojtar i madh, por se nuk është një nga të tijtë, transmeton KTV.
Trajneri francez po ashtu i hodhi poshtë spekulimet se sulmuesi uellsian Gareth Bale është i palumtur te Real Madridi.
Për Balen u fol shumë se mund të largohet drejt Anglisë tek ish-skuadra, Tottenham Hotspur, por se interesim ka shprehur edhe Manchester United.