Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane kërkon të harrohet eliminimi

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka kërkuar që të harrohet sa më shpejt eliminimi në Superkupën e Spanjës nga Athletic Bilbao. Trajneri francez ka bërë të ditur se tani përqendrimi është në ndeshjen e ardhshme për t’u kthyer te rezultatet pozitive. Reali të enjten mbrëma pësoi 2:1 nga Bilbao në gjysmëfinale të Superkupës.

“Ne nuk e lexuam mirë pjesën e parë. Ata luajtën mirë dhe ne humbëm posedimin e topit. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë, të përpiqemi të pushojmë mirë dhe të mendojmë për ndeshjen tjetër”, deklaroi Zidane.

Nën drejtimin e trajnerit francez këtë sezon në La Liga, Real Madridi ka tubuar 37 pikë dhe zë vendin e dytë.