Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane nuk flet për Superligën, thotë se duhet të pyetet Perezi

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se të gjitha pyetjet në lidhje me inkuadrimin e klubit madrilen në Superligën Evropiane, duhet t’i adresohen vetëm një personi, kryetarit Florentino Perez. Në konferencën për shtyp të mbajtur të martën, në prag të ndeshjes me Cadizin që Reali e luan të mërkurën, Zidane i ka refuzuar të gjitha pyetjet në lidhje me Superligën Evropiane.

“Këto pyetje janë vetëm për një person, presidentin Florentino Perez”, është shprehur Zidane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë jam këtu për ndeshjen. Të gjithë kanë mendimin e tyre por unë nuk jam këtu të flas për atë çështje. Do të flas vetëm për ndeshjen me Cadizin, kampionatin dhe Ligën e Kampionëve. Pjesa tjetër nuk është puna ime. Unë jam vetëm trajner dhe e dua punën time”.