Dy humbje radhazi mund t’i kushtojnë trajnerit Zinedine Zidane me shkarkim nga Real Madridi.
Sipas mediave spanjolle, krerët e klubit janë të pakënaqur me paraqitjen e ekipit në ndeshjen në Champions, transmeton KOHA.
Madje, drejtuesit e klubit thuhet se kanë paralajmëruar trajnerin Zidane se në rast të rezultateve negative në dy takimet e radhës mund të shkarkohet.
Ndeshjen e radhës madrilenët e luajnë ndaj rivalit të përbetuar Barcelonës.
Real Madridi është në pozitën e tretë në La Liga, me 10 pikë ku ka shënuar tri fitore një barazim dhe një humbje.