Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane i hidhëruar me dënimin e Ronaldos

Zinedine Zidane ka shfaqur zemërimin e tij ndaj dënimit prej pesë ndeshjeve që i është bërë sulmuesit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, pasi shtyu referin në ndeshjen e parë të Super Kupës spanjolle.

Ronaldo shënoi në fitoren 3 me 1 ndaj Barcelonës në Camp Nou, por u përjashtua nga loja pasi shtyu i zemëruar zyrtarin e ndeshjes Ricardo De Burgos Bengoetxea. Federata spanjolle e Futbollit e dënoi Ronaldon me katër ndeshje moslojë, përveç ndalesës fillestare prej një loje.

“Jam i zemëruar. Jemi shumë të zemëruar. Nuk do të sulem ndaj gjyqtarëve, por kur e shikoni dhe e shihni çfarë ka ndodhur, të mendosh se Cristiano nuk do të luajë për pesë ndeshje... Diçka ka ndodhur këtu, jam i zemëruar”, ka thënë trajneri i Madridit, Zidane, gjatë një konference për media të martën.

“Çfarë ka ndodhur, ka ndodhur, por kur e shihni se çfarë ka ndodhur dhe e shihni se i kanë dhënë ndalesë për pesë ndeshje, është shumë”.

Ronaldo mori karton të verdhë kur hoqi fanellën pas realizimit të golit, ndërsa të dytin e mori për simulim. Kur u përjashtua, ai shtyu gjyqtarin De Burgos Bengoetxea.

Artikuj të ngjashëm