Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është dënuar më pesë ndeshje mos lojë nga Federata e Futbollit spanjoll.
Asi portugez u dënua për shkak se mbrëmë në ndeshjen Barcelona-Real Madrid (1-3), kishte shtyrë gjyqtarin e ndeshjes.
Ronaldo rrezikonte të denjohej nga 4 deri në 12 ndeshje, por tashmë zyrtarisht Federata Spanjolle e ka dënuar portugezin me pesë ndeshje.
Lojtari më i mirë në botë nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Zinedine Zidane në sfidën e kthimit kundër Barcelonës, Deportivo la Coruna, Valencias, Levantes dhe Real Sociedadi.
Artikuj të ngjashëm