Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zidane flet për lëndimin e Ronaldos

Pas barazimit kundër Barcelonës (2-2), Zinedine Zidane ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ka folur rreth lojës dhe lëndimit të Cristiano Ronaldos.

Ai për lëndimin e Ronaldos deklaroi se nuk është diçka shumë e madhe dhe se duhet të presim rezultatet e rezonancës.

“Nuk është mirë për momentin, por besoj se do të jetë diçka e vogël, është thjesht një goditje. Nesër do të shohim rezonancën, por kam besim se do të jetë diçka e vogël për të. Nuk brengosem për finalen, do të jemi të gjithë”, deklaroi Zidane, transmeton ksp.

Ronaldo pësoi një lëndim në momentin e golit, ashtu që u zëvendësua gjatë pushimit. Të gjitha shqetësimet shkojnë se a do të jetë gati për finale të Ligës së Kampionëve ku Reali ndeshet me Liverpoolin.