Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo, i gatshëm për finalen me Liverpoolin

Cristiano Ronaldo ka frikësuar të gjithë tifozët e Real Madridit, pas largimit të hershëm nga loja në El Clasico ndaj Barcelonës mbrëmë.

Portugezi realizoi golin e barazimit 1:1, moment ky ku edhe pësoi një lëndim në duel me Gerard Piquen. Trajneri Zinedine Zidane kishte vendosur ta largonte në përfundim të pjesës së parë për mos ta rrezikuar, transmeton KosovaPress.

Gazeta e afërt me klubin madrilen, Marca, shkruan sot se Ronaldo do të mungojë në ndeshjet ndaj Sevillas dhe Celta Vigos në La Liga, por do të jetë gati për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve më 26 maj ndaj Liverpoolit.

Artikuj të ngjashëm