Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldo po i kthehet Realit në kohën kur i duhet më së tepërmi

Rikthimi i yllit portugez, Cristiano Ronaldo, te Real Madridi nuk ka mundur të vijë në kohë më të përshtatshme, pasi skuadra madrilene po ka telashe të gjejë golin së fundi. Portugezi do të kthehet të mërkurën mbrëma në ndeshjen e Ligës së Kampionëve që Reali e luan kundër APOEL Nikozias.

Ronaldo ka munguar katër ndeshjet e fundit të Real Madridit, për shkak të suspendimit prej pesë ndeshjeve që mori për shtyrje të referit në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka edhe një ndeshje suspendim për të vuajtur në kampionat vendor, por ka të drejtë loje kundër skuadrës qipriote APOEL, ndërsa Reali nis mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve.

Suspendimi i gjatë ka ndaluar Ronaldon që të luajë si titullar në një ndeshje zyrtare këtë stinor dhe kthimi i tij është duke ardhur në momentin kur Realit po i duhet më së tepërmi.

Skuadra e Zinedine Zidanit ka përjetuar një start zhgënjyes në La Liga, duke barazuar në dy ndeshjet e fundit me Valencian dhe Levanten dhe pas tri xhirove është katër pikë prapa liderëve Barcelona dhe Real Sociedad... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.