Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juve: Ronaldo me lëndim të vogël

Foto: Reuters

Juventusi ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo ka pësuar një lëndimi të lehtë gjatë angazhimit të tij me kombëtaren portugeze.

Vihej në dyshim përfshirja e Ronaldos në sfidën e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Ajaxit, pas lëndimit që pësoi në barazimin prej 1 me 1 ndaj Serbisë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, një raport mjekësor ka vënë në pah se nuk bëhet fjalë për një lëndim të rëndë, dhe pritet që portugezi të jetë i gatshëm për të udhëtuar në Amsterdam.

Numri shtatë i Juventusit pritet t’iu nënshtrohet edhe disa testeve sapo të kthehet në Torino.