Klubi i skitarisë Prishtina së fundi është ankuar se Federata Skitare e Kosovës (FSK) nuk po respekton rregullat e Federatës Ndërkombëtare (FIS) në lidhje me standardin e skive e pajisjeve të tjera dhe për këtë ka kërkuar anulimin e dy garave të fundit të mbajtura në Brod.
Federata është arsyetuar se nuk është anëtare me të drejta të plota e FIS-it dhe deri atëherë do të bëjë lëshime. Sipas saj, aplikimi i rregullores së FIS-it për standarde të pajisjeve do të mbyllte shumë klube në Kosovë, që edhe ashtu mezi mbijetojnë, shkruan sot Koha Ditore.
Në fakt, shumë prej klubeve rrjedhimisht edhe sporteve mezi mbijetojnë në Kosovë.
Dhe, nëse do të zbatoheshin me përpikëri rregullat e federatave ndërkombëtare, atëherë sportit kosovar do të duhej t'i vihej dryni. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Prishtina kërkon anulimin e dy garave të fundit të skitarisë
-
Federata e Notit akuzohet për shkelje ligjore, statutare dhe diskriminim
-
FFK-ja nuk e licencoi pa të drejtë Prishtinën, vendos KAS-i
-
Prishtina dorëzoi ankesë në KAS
-
Serbët e humbin arsyen, thonë se do t’i shkruajnë UEFA-s për garat ilegale