Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina kërkon anulimin e dy garave të fundit të skitarisë

Klubi i skitarisë Prishtina ka kërkuar nga Federata Skitare e Kosovës (FSK) të anulojë dy gara, Kupën "Arxhena" dhe atë "Dëshmorët e Kombit", shkruan sot Koha Ditore.

Në të dyja garat e organizuara në fundjavë, në Brod, siç thonë në klubin Prishtina, është shkelur rregullorja e miratuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar në Kuvendin e Punës së FSK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në klubin Prishtina thonë se FSK-ja nuk i është përmbajtur kësaj rregulloreje duke lejuar garuesit të marrin pjesë me pajisje dhe rekuizita që nuk janë të standardeve të përcaktuara nga Federata Skitare Ndërkombëtare (FIS).

Por në FSK mohojnë të kenë shkelur rregulloren. Thonë se mbajtja e garave është lejuar nga delegati teknik Bujar Turjaka. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).