Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zhegrovës i shtyhet debutimi me Lillen

Edon Zhegrovës i është shtyrë debutimi me skuadrën e Lillet.

Sulmuesi i krahut ishte në bankën rezervë të shtunën në humbjen 2:0 në udhëtim te Bresti.

Zhegrova nuk u inkuadrua në këtë sfidë. Me autogolin e shënuar nga Tiago Djalo, Bresti shkoi në pushim të pjesës së parë me rezultatin 1:0.

Për 2:0 nikoqirët realizuan në minutat shtesë me Steve Mounien.

Pas kësaj humbje Lille renditet në pozitën e tetë me 32 pikë, ndërsa Brest është në vendin e 12-të me 28 pikë.