Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zhegrova kontribuon me supergol në fitoren e Lillet

Edon Zhegrova ka lënë gjurmë në fitoren e thellë të Lillet të enjten mbrëma, në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Konferencës.

Zhegrova, i cili tani ka nëntë gola e po aq asistime në 35 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën franceze, shënoi tjetër gol në fitoren 3:0 në udhëtim te Sturm Grazi.

Jonathan David shënoi në minutën e 28-të dhe të 51-të për 2:0.

Ndërkohë, Zhegrova i cili ishte titullar, realizoi supergol në minutën e 71-të për golin e fundit të këtij ballafaqimi.

Ai u zëvendësua pesë minuta më pas.

Ndeshja kthyese zhvillohet të enjten e ardhshme.


Zhegrova shënon supergol

Edon Zhegrova ka shënuar supergol për Lillen që po fiton 3:0 në udhëtim te Sturm Grazi.

Ndeshja i takon 1/8 së finales së Ligës së Konferencës.

Lille është shumë afër avancimit tutje, falë kontributit të Zhegrovës që shënoi në minutën e 71-të.

24-vjeçari ka nëntë gola e po aq asistime në 35 paraqitje për Lillen në të gjitha garat.

 

Artikuj të ngjashëm