Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zhegrova, një “magnet” për topin

Xhaketa blu e errët e shiut, pa dyshim se është tepër e madhe për të. I zënë ngushtë, pothuajse në siklet, ai buzëqesh para kamerës me një trofe në dorën e djathtë dhe një certifikatë në të majtën.

Pas buzëqeshjes, Edon Zhegrova duhet t'u përgjigjet edhe pyetjeve, nëse është krenar për atë që ka arritur. Sigurisht, thotë. Mirëpo e pranon se nuk po ndihet mirë të flasë për një gjë të tillë, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky djalosh, për kohën që po flitet, ishte vetëm 12 vjeç dhe natyrisht se nuk ndihej mirë në një intervistë me një të huaj.

Nga ajo kohë kanë kaluar gjashtë vjet të plotë, kurse djaloshi i trembur tashmë është shndërruar në një adoleshent me plot vetëbesim. Ai është i bekuar me talentin që ka dhe nuk është rastësi që mediumet tashmë ia kanë vënë nofkën "Lionel Messi i Kosovës". (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).