Sulmuesi anësor i Kosovës, Edon Zhegrova, karrierën ka gjasa ta vazhdojë në Ligue 1 të Francës. Olympique Marseille e Lille janë duke u interesuar për Zhegrovën.
Mirëpo, 21-vjeçari raportohet se ka oferta edhe nga Italia e Anglia.
Zhegrova është kthyer te Genku nga Baseli, pasi klubi zviceran nuk e shfrytëzoi mundësinë që ta transferojë atë. Baseli nuk ishte i gatshëm të paguante shkaku i paqartësisë së krijuar nga koronavirusit.
Zhegrova këtë edicion për Baselin luajti 19 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa i shënoi dy gola dhe i asistoi katër tjerë.
“Siç qëndrojnë gjërat, Edoni është një lojtar mjaft i kërkuar. Ka klube angleze, italiane dhe franceze të nivelit shumë të mirë që po interesohen për të. Ai është një diamant i papërpunuar, që ka hapësirë të madhe për të përparuar. Ai mendon se mund të luajë në një klub që ka një projekt të bukur”, ka thënë agjenti i Zhegrovës, Marc Van Osselaer për “Foot Mercato”.