Ylli i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Edon Zhegrova, ka mohuar se është përleshur me portierin Arijanet Muriq, i cili u përjashtua nga kampi i Kosovës, për shkelje disipline.
U raportua se Muriqi u përjashtua për shkak të një përleshjeje me Zhegrovën, por kjo është mohuar nga vetë ylli i Baselit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky lajm aspak nuk është i vërtetë. Shokun më të ngushtë e kam Aro Muriqin. Nuk i kuptoj lajmet të cilat po qarkullojnë. Unë nuk jam përleshur me askënd dhe jam i përkushtuar që të jap më të mirën për Kosovën”, ka thënë Zhegrova për KOHËN.
KOHA ka raportuar më herët se Muriqi u përjashtua pasi ishte paraqitur i dehur në seancën e fitnesit.