Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Policia interviston zyrtarët e përfaqësueses për rastin e portierit Muriq

Policia e Kosovës i ka intervistuar personat kompetentë të Federatës së Futbollit të Kosovës pas raportimeve të mediave se ka pasur konflikt fizik ndërmjet portierit, Arijanet Muriq, dhe sulmuesit, Edon Zhegrova.

Në përgjigjen e Policisë për KOHËN thuhet se nuk është iniciuar asnjë rast në polici në lidhje me atë ngjarje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pas raportimeve të mediave, Policia e Kosovës ka kontaktuar personat kompetentë të hotelit si dhe menaxherin e përfaqësueses dhe ka rezultuar se nuk ka pas elemente për iniicim të ndonjë rasti”, shkruan në përgjigjen e PK-së për KOHËN.

Portieri Arijanet Muriq është përjashtuar nga kampi i Kosovës të martën në mesditë, siç ka thënë Federata e Futbollit e Kosovës për arsye disiplinore.

Ndërkohë, KOHA nga burime brenda FFK-së, ka marr vesh se Muriq ka shkuar i dehur në stërvitjen e fitnesit që është mbajtur të hënën pasdite.

Konfliktin fizik ndërmjet Aro Muriq dhe Edon Zhegrovës e ka mohuar edhe përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes. Lajmet e mediave i ka quajtur të pavërteta.

Të njëjtë gjë e ka bërë për KOHËN edhe vet Edon Zhegrova, i cili portierin Muriq e ka quajtur si shokun më të mirë.

Kosova do të luajë sonte ndeshjen miqësore kundër Lituanisë në stadium “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.