Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zhegrova me paraqitje të mirë në fitoren e Lilleit

Edon Zhegrova ka pasur paraqitje shumë të mirë në fitoren që Lille e shënoi të shtunën mbrëma kundër Ajaccios.

Zhegrova me Lillein shënoi fitore 3:0 në shtëpi kundër Ajaccios së vendit të parafundit në tabelë.

Futbollisti i Kosovës ishte pjesëmarrës në ndërtimin e të tri aksioneve kur u shënuan golat, në minutën e 22-të, të 33-të dhe të 37-të. Ai e kompletoi ndeshjen.

Lille me pikët e plota tani ka 59 pikë dhe zë pozitën e pestë. Është në kërkim të një vendi që dërgon në Ligën e Kampionëve apo në Ligën e Evropës.

Ajaccio ka 22 pikë në vendin e 19-të.